Konjufca: Ndalimi i dinarit s`do të sjellë turbulenca dhe sanksione të reja ndaj Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk pret ndalimi i dinarit serb do të sjell ndonjë tensionim të situatës në veri.
Pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se situata nuk do të del jashtë kontrollit.
“Shqetësimi ishte që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi. Ne i sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe që siguria do t’u ofrohet të gjithëve. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë”, ka deklaruar Konjufca, raporton EO.
I pari i Kuvendit nuk beson se për shkak të kësaj çështje Kosova do të mund të sanksionohet sërish.
“Nuk besoj që do ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën për këtë çështje. Vërejtjet që janë nuk kanë lidhje me ligjshmërinë e saj, është mungesa e një afati të nevojshëm kohor për konsultime paraprake mes bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës”, ka vlerësuar ai.
Lidhur me kërkesës e ndërkombëtarëve për shtyrjen e zbatimit të rregullores që e ndalon dinarin, ai ka thënë se Qeveria nuk mund të ndërhyj në punët e BQK-së.
“Dinari ka qenë gjithmonë ilegal, është shfrytëzuar edhe nga institucionet paralele. Edhe për financimin e këtyre strukturave, nuk kanë qenë vetëm mjekët edhe mësuesit, por edhe personat që kanë rrezikuar sigurinë. Ka mundur që të jepet afat disa muaj. Kjo është konsideruar nga ana e BQK dhe Qeverisë së nuk do të krijoj problem. Çështja e dytë është pavarësia e BQK-së. Nëse Qeveria do t’i fuste duart do t’i humbet autonomia institucioneve të pavarura, Qeveria nuk e ka atë kompetencë”, është shprehur Konjufca.