Konjufca: Me qenë qysh duhet BE-ja, i kishin thënë Vuçiqit rri qatje në Kinë, mos u kthe hiç, nuk na vyn - NACIONALE

Konjufca: Me qenë qysh duhet BE-ja, i kishin thënë Vuçiqit rri qatje në Kinë, mos u kthe hiç, nuk na vyn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një video të kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca, ku kritikon Bashkimin e Evropian për qasjen e tyre ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë video, Konjufca thotë se BE-ja do të duhej t’i thoshte “Serbisë rri te ata që të kanë në grusht, rri te Kina dhe Rusia, rri te Putini!”

Shkon ja u jep dorën atyre që e kanë në grusht, Rusia dhe Kina. Shkon te ata bosat e vërtetë të tij. Nuk e di a po kuptohet drejt [nga Bashkimi Europian], fatkeqësisht më duket jo. Me qenë Bashkimi Europian qashtu qysh duhet, një vend që ti thua se është kandidat me ardhë te na, e shkon atje e bën takime sekrete me Putinin, me qenë qysh duhet Bashkimi Europian është dashtë me i thanë rri qatje krejt pra, ti mos u kthe hiç, ti nuk na vyn.” – ka thënë Konjufca.

Lajme të ngjashme