Konjufca kallëzon batutë në Kuvend: Na ishte Ismet sekretari, Bajrush Xhemajli dhe një grua e vjetër - NACIONALE

Konjufca kallëzon batutë në Kuvend: Na ishte Ismet sekretari, Bajrush Xhemajli dhe një grua e vjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ironizuar me një batutë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë një shaka në llogari të sekretarit të Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqit, që i ulet gjithnjë në krahun e majtë të tij për ta ndihmuar në drejtimin e seancës.

“Po e tregoj një barcoletë. Një grua në moshë kështu, familjare, e thërret dikon prej deputeteve, edhe e pyet çka është puna e Bajrush Xhemajlit herë po ulet te PDK-ja herë te kryetari i Kuvendit. Pse po e ndërron vendin ai,” - ka thënë Konjufca.

Kjo duke aluduar në ngjashmërinë që ka Bajrush Xhemajli me sekretarin e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme