Konjufca: Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Lartëmadhërisë Elizabeta II, një jetë kushtuar shërbimit publik - NACIONALE

Konjufca: Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Lartëmadhërisë Elizabeta II, një jetë kushtuar shërbimit publik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëllar familjen mbretërore, të lartëmadhërisë Elizabeta II, për ndarjen nga jeta të saj, si dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar.

Konjufca tha se Mbretëresha Elizabet II, ia ka kushtuar një jetë shërbimit publik me integritet dhe udhëheqje, për shtatë dekada rradhazi.

Letra e plotë e Konjufcës:

Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së saj - Elizabetës së Dytë, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Ajo ia kushtoi tërë jetën e saj shërbimit publik me integritet dhe udhëheqje për shtatë dekada me radhë.

Përkushtimi, udhëheqja dhe trashëgimia që ajo la në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të frymëzojnë edhe brezat që do të vijnë. Vlerat për të cilat ajo u angazhua ishin ndër vlerat më të larta njerëzore: dinjiteti, uniteti, respekti, puna e palodhshme dhe dhembshuria.

Ajo ishte një model i mrekullueshëm përkushtimi në shërbim të popullit gjatë gjithë jetës. Në kujdesin dhe kontributin e saj ishte edhe vendi ynë, Kosova. Do ta kujtojmë më mall personalitetin e saj të mahnitshëm, punën e palodhur dhe shërbimin besnik.

I dërgojmë ngushëllimet tona më të përzemërta djalit të saj, Mbretit Çarlsit të Tretë, Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë Komonuelthit.

Faleminderit Mbretëreshë dhe u prehsh në paqen e Perëndisë.”

Lajme të ngjashme