Konjufca i drejtohet sërish Venecias për Byronë
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka njoftuar se i ka derguar në Komisionin e Venecias, amandamentimet që u bënë në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Krejt kjo ndodhi, pasi Grupi Punues e ka përfunduar punën, sa i përket amandamentimeve në këtë Projektligj.
“Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i jam drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.
Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.”
Kujtojmë se ministrja Haxhiu, ka premtuar disa herë, se do t’i përmbahen rekomandimeve të Komisionit të Venecias, në lidhje me këtë projektligj, e Konjufca kishte abstenuar në Kuvend.