Konjufca: Fillimi i bombardimeve, datë që bashkon Prizrenin, Reçakun, luftën e UÇK-së dhe NATO-n - NACIONALE

Konjufca: Fillimi i bombardimeve, datë që bashkon Prizrenin, Reçakun, luftën e UÇK-së dhe NATO-n

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se fillimi i bombardimeve të NATO-s, është datë që bashkon Prizrenin, Reçakun, luftën e UÇK-së dhe NATO-n.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Konjufca ka përmendur edhe protagonistët e 24 marsit 1999.

“Kjo datë ka protagonistët e saj, me presidentin Bill Clinton, sekretaren e shtetit Madeleine Albright dhe gjeneralin Wesley Clark, ShBA-në dhe të gjithë shtetet mike brenda aleancës së NATO-s, mirënjohja ndaj të cilëve është e pamatshme, rëndësia e të cilëve është e pazëvendësueshme”.

Konjufca tutje ka përmendur se Kosova aspiron anëtarësim sa më të shpejt në NATO.

“Sot, Republika e Kosovës aspiron antarësim sa më të shpejtë në NATO. Këtë na e definon historia, ajo që besojmë e për çka angazhohemi. Prandaj jemi të bindur dhe besimplotë se shtetin tonë do ta shohim në NATO në një të ardhme jo të largët, aty ku përkasim.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme