Konjufca bashkë me disa deputetë marrin pjesë në ceremoninë lamtumirëse për Ismail Kadarenë - NACIONALE

Konjufca bashkë me disa deputetë marrin pjesë në ceremoninë lamtumirëse për Ismail Kadarenë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot do të mbahet ceremonia shtetërore e varrimit të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit, Konjufca bashkë me disa deputetë do të bëjë homazhe në ceremoninë lamtumirëse që mbahet në Tiranë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme