Konjeviq sot në vizitë zyrtare në Kosovë - NACIONALE

Konjeviq sot në vizitë zyrtare në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Rashko Konjeviq, sot do të jetë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës me ftesë të homologut të tij kosovar, Armend Mehaj.

Ministrat e mbrojtjes të dy vendeve do të diskutojnë për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi.

Konjeviq në Prishtinë do të takohet edhe me nënkryetaren e Qeverisë së Kosovës dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervallën, me të cilën do të shkëmbejë mendime për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve, si dhe për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta e kontributin për sigurinë rajonale.

Ai do të bisedojë edhe me konsullin e Nderit të Malit të Zi në Prishtinë, Gazmend Abrashin.

Lajme të ngjashme