Kongresisti amerikan Torres për gjendjen në veri: SHBA-ja duhet të jetë me Kosovën - NACIONALE

Kongresisti amerikan Torres për gjendjen në veri: SHBA-ja duhet të jetë me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm.

Torres në një postim në Tëitter thotë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërkaq që pyet pse sekretari Antony Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë?. SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”, shkruan kongresisti Torres.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës edhe të hënën ishte e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Lajme të ngjashme