Konfiskimi i pasurisë, ministrja e Drejtësisë i lexon një nga një vërejtjet e Komisionit të Venecias
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka prezantuar para deputetëve Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.
Haxhiu e ka pranuar që Komisioni i Venecias ka gjetur një mal vërejtjesh. Megjithatë, është lavdëruar që konfiskimi të njihet edhe në procedurën civile.
“Gjashtë rekomandime kryesore që adresohen. Të nderuar, deputetë, opinioni për një projektligj është i rëndësishëm për qeverinë dhe qytetarët. Besoj që pajtohemi që duhet të shtojmë për aspektin e konfiskimit civil, dhe të fokusohemi që të implentohet legjislacioni në mënyrën penale. Jam këtu të shpreh vullnetin e qeverisë që secila kërkesë të adresohet në Komisionin për Legjislacion”, ka thënë ministrja Haxhiu.
“Vë në dukje se futja e konfiskimit civil është menduar masë e fuqishme dhe e nevojshme në rrethanat aktuale në Kosovë. Komisoni i Venecias duke krahasuar me Bullgarinë, ka përmendur procedurat civile për kthimin e të ardhurave nga krimi. I ka dhënë të drejtë konfiskimit civil. Një qasje e tillë mund të jetë mjet i vlefshëm për ta luftuar korrupsionin”, theksoi ministrja.
“Komisioni kërkon garanci të forta, për t’i rezistuar çdo presioni politik. Byroja të punojë me bazë ligjore e kritere të përcaktuara. Vendimi për nisjen e verifikmit duhet të jetë publik. Qenësore, që Byroja të pajisjet me personel të specializuar e të merret me raste komplekse”, deklaroi Albulena Haxhiu.