Konfiskimi i drogës nga policia, Sveçla: U mbrojt edhe jeta e të rinjve - NACIONALE

Konfiskimi i drogës nga policia, Sveçla: U mbrojt edhe jeta e të rinjve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionet e suksesshme në sekuestrimin narkotikeve.

Sveçla ka shkruar në “Facebook” se policia arriti t`i mbrojë edhe jetët e rinjve që kishte pontencial përdorimi.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike heroinë mbi 6 kilogramë dhe kokainë rreth 39 gram, në vlerë mbi 150.000 euro si dhe me arrestimin e dy personave. Përveç suksesit në goditjen e këtij aktiviteti kriminal është mbrojtur edhe jeta e të rinjve tanë që ishin potencial i përdorimit të tyre. Nuk do të ndalemi në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale që helmojnë rininë tonë si dhe cenojnë jetën dhe sigurinë e tyre.”, shkruan Sveçla.

Lajme të ngjashme