Konfirmohet prania e mbetjeve mortore në lokacionin e tretë në Zubin Potok - NACIONALE

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore në lokacionin e tretë në Zubin Potok

1 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar është konfirmuar prania e mbetjeve mortore në lokacionin e tretë të dyshuar lidhur me rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se po zhvillohen ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim me Prokurorinë Speciale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, njofton se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.

Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe insitucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjes së të gjitha rrethanave”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme