Konfirmohet lajmi i Nacionales: Nue Nreca stërvitet me Rahovecin
Tashmë mund të thuhet se është edhe zyrtare, mbrojtësi Nue Nreca i është bashkuar Rahovecit.
Gjatë ditës së diel, raportuam që Nreca ka arritur marrëveshje për gjashtë muaj me klubin kosovar dhe do të paraqitej sot në stërvitje.
Tani, Nacionale ka siguruar një fotografi të vetë mbrojtësit duke u stërvitur me klubin e Rahovecit.
