Konfirmohet: Bërnabiq viziton Kosovën të hënën – Ministria e Jashtme e Kosovës i ka dhënë lejën - NACIONALE

Konfirmohet: Bërnabiq viziton Kosovën të hënën – Ministria e Jashtme e Kosovës i ka dhënë lejën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë Anna Bërnabiq, të hënën do ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Kjo u paralajmërua sot gjatë tërë ditës, por nuk kishte ndonjë konfirmim zyrtar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, nëse i kanë dhënë leje ose jo.

Ministria e Jashtme ka konfirmuar për Telegrafin se leja tashmë është dhënë, dhe Bërnabiq pritet të jetë në Kosovë të hënën.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022”.

“Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin nga ministria.

Lajme të ngjashme