Konfirmohet aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit - NACIONALE

Konfirmohet aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Akuzat ndaj Dardan Krivaqës dhe Arëbër Sejdiut, të cilët dyshohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, janë konfirmuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Mbrojtësit e të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët dyshohen për vrasjen e Marigona Osmanit, 18-vjeçare, në gusht të vitit 2021, kërkoi hudhjen e aktakuzës, thuhet në raportin e “Betimit për Drejtësi”.

Më 2 shtator 2022, gjyqtari i rastit, Sahit Krasniqi, ka marrë aktvendim në bazë të së cilit i ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve.Këtë e ka konfirmuar edhe zyra për informim e kësaj gjykate për Betimi për Drejtësi.


Seanca e parë është mbajtur më 14 korrik 2022 dhe Arbër Sejdiu është shpallur i pafajshëm ndërsa Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën e mbrojtjes në heshtje.

Sejdiu akuzohet për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe ndihmë në kryerjen e përdhunimit, ndërsa prokuroria Krivaqen e akuzon për vrasje të rëndë dhe përdhunim.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale tashmë të ndjerën Marigona Osmani, më 21 gusht 2021 rreth orës 10:14 në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.

Kujtojmë që i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça nuk ka qenë i sigurt të thotë se ndihet fajtor apo i pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Krivaça është shprehur se nuk e di nëse e ndien veten fajtor apo të pafajshëm.

“Nuk e di nëse ndihem i fajshëm ose i pafajshëm”, ka thënë Krivaça. Por, në këtë moment ka ndërhyrë avokati i tij.

“Ne deklarohemi të pafajshëm”, ishte shprehur mbrojtësi i Krivaçës.

Detajet e aktakuzës mund t'i lexoni këtu.

Lajme të ngjashme