“Komunat ku s’udhëheq VV po i dënon pushteti përmes buxhetit”: Ganimete Musliu me qortime dhe akuza ndaj pushtetit
Ato komuna që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, po dënohen nga pushteti përmes buxhetit, ka thënë Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po dislutohet projektbuxheti i vitit 2024.
“Për komunën e Kamenicës e cila qeveriset nga Vetëvendosja, qeveria ka ndarë 2 100 000 euro. Për Komunën e Shtimes ku qeveris ’’çlirimtari’’ i Vetëvendosjes janë ndarë buxhet 2 333 333 euro. Për komunën e Gjilanit që qeveriset nga Vetëvendosja janë ndarë buxhet 6 800 000. Për komunën e Podujevës që po ashtu qeveriset nga Vetëvendosja janë ndarë buxhet 1 875 000 euro”, ka thënë Musliu.
“Pra në të gjitha komunat e lartëcekura qe qeverisen nga Vetëvendosja është buxhet milionësh dhe unë personalisht nuk kam asgjë kunder dhe e përshendes ndarjen e këtij buxheti për të cilin qytetaret kanë nevojë. Mirëpo, këtë ndarje buxhetore e shëmton inati dhe hakmarrja e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të atyre komunave që nuk ja besuan pushtetin Vetëvendosjes të cilat janë diskriminuar e po diskriminohen nga Albin Kurti me këtë buxhet”.
“Në komunen e Vushtrrisë ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 650 000 euro. Në komunen e Prizrenit ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 900 000 euro. Dhe krahasone numrin e popullsisë se Prizrenit me atë të Shtimes apo të Kamenicës. Në komunen e Suharekës ku qeverise Aleanca për Ardhmerinë e kosovës janë ndarë vetem 100 000 euro. Në komunen e Drenasit ku qeverise Partia Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 185 000 euro. Në komunen e Lipianit ku qeverise Lidhja Demokratike e Kosovës janë ndarë vetem 400 000 pra asnjëra nga këto komuna nuk e prek shifrën një milionëshe prandaj kjo e bënë të shëmtuar e diskriminues ndarjen buxhetore për vitin 2024”, tha Musliu.