Komuna e Tetovës shpall 1 dhjetorin ditë zie në nderim të Shpat Kasapit
Komuna e Tetovës, e udhëhequr nga kryetari Bilall Kasami, ka vendosur që data 1 dhjetor 2025 të jetë ditë zie në territorin e komunës, në nderim të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi. Artistit, i cili ndërroi jetë në mesjavë në Itali, iu dhanë sot lamtumirat e fundit në vendlindjen e tij, në Tetovë.
Vendimi për shpalljen e ditës së zisë, sipas të gjitha gjasave i marrë në një mbledhje online të komunës, pason reagimet dhe kritikat e ditëve të fundit ndaj institucioneve për mosvendosjen e një dite zie pas vdekjes së këngëtarit.
“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj”, thuhet në njoftimin e komunës.