Komuna e Prishtinës: Nuk ka taksë prej 10 euro, por 1 ose 2 euro për veturat që futën në qënder nga qytetet e tjera - NACIONALE

Komuna e Prishtinës: Nuk ka taksë prej 10 euro, por 1 ose 2 euro për veturat që futën në qënder nga qytetet e tjera

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Inovacion në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, e ka sqaruar për publikun se nuk do të ketë taksë prej 10 euro për qytetarët e vendeve të tjera, por një pagesë prej 1 ose 2 euro do të jetë për veturat që hyjnë vetëm në zonën qendër.

Braha tha tutje se taksa prej 1 ose 2 euro do të jetë për veturat që nuk janë të regjistruara në Prishtinë, dhe që të njëjtat futën në zonën qendër.

Ndërsa tutje tha se për mjetët e rënda që hyjnë në Prishtinë, siç janë kamionët apo autobusët e vjetër do të ketë një taksa që shkaktojnë ndotje të madhe, do të ketë taksa pothuajse ndëshkuese.

“Në këtë fazë pritet që vetëm zona qendër të ketë një taksë për hyrjen e veturave që nuk janë të regjistruara në Prishtinë. Taksa, siç e keni dëgjuar edhe nga kryetari, do të jetë 1 ose 2 euro. Ndërsa për kamionët apo autobusët e vjetër, që shkaktojnë ndotje të madhe, do të ketë taksa pothuajse ndëshkuese”, ka thënë Braha për rtv21.

Lajme të ngjashme