Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve në sheshe dhe në vendet e frekuentuara
Komuna e Prishtinës ka vendosur ta ndalojë përdorimin e trotinetëve në sheshet e Prishtinës dhe vendet e frekuentura nga këmbësorët.
Kështu ka njoftuar Alban Zogaj, nënkryetar i komunës së Prishtinës.
“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar. #Prishtina #EScooter”, ka shkruar Zogaj.
Deri te ky vendim, erdhi pas disa aksidenteve.