Kompensohen 117 persona pasi që u dënuar ose u arrestuar pa arsye, buxheti i shtetit u dëmtua rreth 347 mijë euro
Këshilli Gjyqësore i Kosovës ka bërë të ditur se 117 persona të dënuar ose arrestuar pa arsye, janë kompensuar gjatë vitit 2023 me një shifër mbi 347 mijë euro.
Sipas KGjK-së, shifër më e lartë, ka shkuar për ata persona që kanë pasur vendim gjyqësor.
Sipas këtij institucioni, pranë KGjK-së kanë paraqitur kërkesë për kompensim për privim pa bazë ligjore dhe pa arsye dëmi 189 persona.
9 persona nuk kanë pranuar ofertën për kompensim dëmi, ndërkaq 33 persona ende nuk janë përcaktuar lidhur me ofertën ofruar nga Komisioni për Kompensim dëmi, ndërsa 13 prej tyre, u është refuzuar kërkesa për kompensim nga ky Komision.
“Gjatë vitit 2023, pranë Këshilli Gjyqësor të Kosovës kanë paraqitur kërkesë për kompensim për privim pa bazë ligjore dhe pa arsye dëmi 189 persona. Gjatë vitit 2023, nga Komisioni për kompensim dëmi për personat dënuar ose arrestuar pa arsye, janë kompensuar 117 persona në shumen prej 347 258 €. 18 persona të kompensuar në bazë të vendimeve gjyqësore në shumën prej 557489.43. 9 persona nuk kanë pranuar ofertën për kompensim dëmi për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye, 33 persona ende nuk janë përcaktuar lidhur me ofertën ofruar nga Komisioni, ndërsa 13 kërkesa të refuzuara nga Komisioni për Kompensim Dëmi.” – thuhet në përgjigjen e Këshillit Gjyqësore për Ekonomia Online.