Kompania Beni Dona ofron 20 mijë euro për lojtarin e Kosovës që shënon golin e parë sonte - NACIONALE

Kompania Beni Dona ofron 20 mijë euro për lojtarin e Kosovës që shënon golin e parë sonte

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kompania Beni Dona ka ofruar 20 mijë euro për lojtarin e Kosovës, që shënon golin e parë sonte.

Njoftimi:

NJOFTIM ZYRTAR

Kompania Beni Dona njofton opinionin publik dhe komunitetin sportiv se, në shenjë mbështetjeje dhe motivimi për Kombëtaren e Kosovës në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme për futbollin kosovar, ka vendosur të ofrojë një shpërblim prej 20,000 (njëzet mijë) euro për futbollistin e Kombëtares së Kosovës që do të realizojë golin e parë në ndeshjen e sotme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Kompania Beni Dona ju uron shumë suksese futbollistëve tanë dhe një ndeshje dinjitoze që reflekton shpirtin garues dhe krenarinë kombëtare.

Me respekt,

Kompania Beni Dona

Lajme të ngjashme