Komisioni i PE-së hap rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta të Serbisë - NACIONALE

Komisioni i PE-së hap rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian, ka miratuar raportin që mundëson liberalizimin e vizave për qytetarët serbë të Kosovës, por me pasaporta të Serbisë.

Raporti, i përpiluar nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, u miratua me 34 vota për, 7 kundër dhe 12 abstenime.

Votimi i sotëm është një hap drejt vendimit për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave serbe në Kosovë.

Këto pasaporta i lëshon Drejtoria Koordinuese në Beograd, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Liberalizimi i vizave për qytetarët që posedojnë pasaporta biometrike të Kosovës, ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti.

Lajme të ngjashme