Komisioni hetimor për MPJD-në, Musliu-Shoshi: Donika dëshmoi që se ka haberin çka u votua në Kuvend!
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vazhduar kritikat ndaj kryediplomtës Donika Gërvalla.
Pas votimit të Kuvendit për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit në MPJD (2021-2024), ajo ka falënderuar deputetët për mbështetjen e kërkesës së saj.
Megjithatë, ajo mendon se ministrja e Punëve të Jashtme nuk e ka haberin se çka është votuar sot në Kuvend.
“Skandalet e kësaj qeverie në MPJD do të ju befasojnë! Kërkesa për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit në MPJD (2021-2024) u aprovua, dhe i falenderoj deputetet për mbështetje! Përndryshe, Donika edhe një herë dëshmoi që se ka haberin çka u votua në Kuvend!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”, duke ia bashkangjitur postimit kërkesën për themelimin e këtij komisioni, të cilën e kishte bërë ajo.