Komisioni Evropian kërkon nga vendet e BE-së ndihmë për sektorin energjetik në Ukrainë
Komisioni Evropian ka kërkuar nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kompanitë e ndryshme të dhurojnë më shumë para dhe pajisje për të mbështetur sektorin energjetik në Ukrainë, pas raportimeve se 30-40% e sistemit është shkatërruar nga sulmet ruse.
“Ajo çfarë ka rëndësi është mbrojtja dhe mirëqenia e dhjetëra mijëra familjeve, njerëzve në nevojë, fëmijëve e të moshuarve para se të vijë dimri”, është shprehur komisioneri i energjisë Kadri Simson, pas një takimi të mbajtur me ministrat e energjisë në Luksemburg.
