Komisioni Evropian do të korrigjojë raportin ku i kërkon Malit të Zi dhe Maqedonisë t'i vënë viza Kosovës - NACIONALE

Komisioni Evropian do të korrigjojë raportin ku i kërkon Malit të Zi dhe Maqedonisë t'i vënë viza Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Evropian korrigjon raportin që i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosnin viza Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter se do të korrigjonte raportin e saj në të cilin kritikoheshin Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që nuk i kishin vënë viza Kosovës.

Për ta dokumentuar një gjë të tillë, ambasadori ka shpërndarë edhe një video të ditës së sotme.

Ky lajm kishte qenë mjaft sensacional në Kosovë gjatë ditës së djeshme, dhe kishte nxitur një mori reagimesh të ashpra.

Lajme të ngjashme