Komisioneri Varhelyi i kërkon Ramës bashkëpunim me opozitën për reformat
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që të bashkëpunojë me pozitën dhe grupet tjera të interesit për reformat që do të kërkohet në rrugëtimin evropian.
Gjatë Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqip0ëri-BE, ai ka thënë se reformat do të prekin grupe të ndryshme shoqërore, andaj bashkëpunimi është i nevojshëm.
“Ju keni reformuar institucionet demokratike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar janë për t’u lavdëruar. Në këtë fazë të re që është kërkuese, besoj se Shqipëria do të intensifikojë punën për sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronësisë. Jemi të gatshëm që të mbështesim për negociatat. Negociatat e arsimit do të kërkojnë vullnet të fortë politike në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe administratës. Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Shqipëria meriton hajen e negociatave për anëtarësim.
“Shqipëria është një vend kandidat me qëllimin e qartë për t’u bërë anëtarë që në 2014. Përgjatë këtyre viteve, kemi punuar fort dhe në mënyrë të qëndrueshme, kemi qëndruar pranë jush. Kjo Konferencë shenjon një kapitull të ri, është e merituar”, është shprehur ai.