Komentet e liderit të VV-së për LDK-në, Krasniqi: Kurti u kërkon miqësi e besnikëri atyre që i preu në besë
Analisti Milazim Krasniqi i ka komentuar deklarimet e Albin Kurtit ndaj LDK-së.
Ai ka bërë me dije se në konferencën e djeshme për media, Kurti shprehur nostalgji për kohen kur në LDK i kishte disa “kukulla” politike.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se me ato kukulla ai e kishte fituar pushtetit në vitin 2021.
“Albin Kurti paska shprehë nostalgji për kohën kur brenda LDK-së bënte diversion me kukullat politike të tipit të Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës, Faton Pecit, etj. Me ato kukulla politike e pati fituar pushtetin. Por ajo skemë komplotiste nuk i funksionon më. Për nostalgjinë mund të shkruhen vjersha, por me nostalgji nuk bëhet politikë. Ama Kurti nuk din ndryshe: u kërkon miqësi e besnikëri atyre të cilët i ka pre në besë”, ka shkruar Krasniqi.