"Inteligjenca Amerikane nuk është prapa komenteve të Biden për luftë bërthamore"
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë informacion të ri nga inteligjenca, qe ka shkaktuar komentet e Joe Biden për “Armagedonin” bërthamor, kështu ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.
Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme presidenti Biden u shpreh se bota është më afër luftës bërthamore se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane.
Megjithatë, në deklaratat e dhëna këtë pasdite, Shtëpia e Bardhë tha se ShBA nuk ka parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e saj bërthamor.
Zëdhënësi i saj tha se bisedat e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore ishin të papërgjegjshme, por shtoi se nuk ka indikacione se Moska po përgatitet t'i përdorë ato menjëherë.
Ai shtoi se, “Komentet e presidentit Biden tregojnë se sa seriozisht i merr ai kërcënimet”.
