"Merrnu edhe me Ismajl Qemajlin pse e la Kosovën jashtë kufijve": Komentuesi tallet me VV-në pas hipotezës së Muratit - NACIONALE

"Merrnu edhe me Ismajl Qemajlin pse e la Kosovën jashtë kufijve": Komentuesi tallet me VV-në pas hipotezës së Muratit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deficitin tregtar rekord, Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur të zhvillojë një hipotezë të thellë se si “mund të jenë” lejuar vjedhja e buxhetit nga qeveritë e kaluara për mbi 1.4 miliardë euro.

Por, një komentues s’ua ka lënë falë VV-së, duke i shkruar të merren edhe pse Ismail Qemali ka lënë Kosovën jashtë kufijve të Shqipërisë më 1912 pas shpalljes së pavarësisë.

“Merrnu me Ismajl Qemajlin qe e la Kosoven jasht kufirit!🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️”, u replikoi një komentue

Postimi i VV-së:

Qysh vidhej në qeverisjet e kaluara?

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar një grafikon, përmes të cilit ka shpjeguar se si është vjedhur më parë nga qeverisjet e kaluara.

Në vitet e qeverisjeve të kaluara, kontrabanda ka qenë një problem i thellë që ka dëmtuar buxhetin e shtetit, duke i vjedhur Kosovës miliarda euro të ardhura nga taksat. Një grafik e publikuar nga ministri i Financave Hekuran Murati, që krahason importet e deklaruara me importet potenciale për periudhën 2008-2020 tregon se si mungesa e kontrollit ka lejuar vjedhje të mëdha të të ardhurave përmes kontrabandës.

Në grafikën e publikuar nga ministri Murati, importi i deklaruar në ngjyrë të kaltër tregon shifrat zyrtare të regjistruara nga Dogana, ndërsa importi potencial në ngjyrë të kuqe përfaqëson vlerën që pritet të ishte nëse qeveritë e mëparshme do të kishin luftuar kontrabandën siç është bërë gjatë qeverisjes aktuale. Duke aplikuar mesataren e viteve 2021-2023, ku importet përbëjnë rreth 61% të Bruto Produktit Vendor (BPV), del qartë se dallimi mes shifrave të deklaruara dhe atyre potenciale sugjeron një sasi të konsiderueshme të mallit të kontrabanduar.

Për shembull, në vitin 2015, importi i deklaruar ishte 2.63 miliardë euro, por, sipas standardeve të vitit 2021-2023, importi real do të duhej të ishte rreth 3.46 miliardë euro, duke lënë një diferencë prej 827 milionë euro, që tregon vlerën e mundshme të kontrabandës për atë vit.

Nga analizimi i periudhës 2008-2020, vlera e përgjithshme e mallit të kontrabanduar mund të ketë arritur në rreth 7.94 miliardë euro, ndërsa TVSH-ja e humbur për këtë mall të padeklaruar kap shifrën prej 1.4 miliardë euro. Për më tepër, kjo humbje do të ishte edhe më e madhe po të përfshiheshin tarifat doganore dhe akciza për produktet që kanë kaluar kufirin ilegalisht, shpjegon ministri i Financave Hekuran Murati, në tekstin e tij.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka theksuar se kjo demanton edhe pretendimin e opozitës që shpesh e dëgjojmë, se gjoja në Qeverinë Kurti është rritur importi. Grafikoni i paraqitur më poshtë e vërteton që në fakt importi nuk ka qenë i ulët as në të kaluarën, por kontrabanda ka qenë e lartë, dhe prandaj regjistrimi zyrtar e qet që ka pasur më pak import për ato vite.

Lajme të ngjashme