Komandati i KFOR-it ka vizituar Ujmanin: KFOR po monitoron nga afër zhvillimet e sigurisë - NACIONALE

Komandati i KFOR-it ka vizituar Ujmanin: KFOR po monitoron nga afër zhvillimet e sigurisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas, sot ka realizuar një vizitë në Liqenin e Ujmanit.

Për këtë vizitë KFOR përmes një njoftimi në llogarinë e tyre në “Facebook”, ka njoftuar për këtë vizitë, ku potencohet se KFOR është duke monitoruar nga afër zhvillimet e sigurisë dhe se KFOR mbetet një forcë përreth Kosovës, në linjë me mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është i treti në rendin e përgjegjësisë për sigurinë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, shkruan KFOR.

Lajme të ngjashme