Komandanti letonez për sulmin në veri: Sulmuesi, me shumë gjasë, ka dashur të na i reduktojë aktivitetet - NACIONALE

Komandanti letonez për sulmin në veri: Sulmuesi, me shumë gjasë, ka dashur të na i reduktojë aktivitetet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i Forcave Ushtarake Letoneze, Gjeneral-Lejtnant Leonids Klanin, pas sulmit pranë patrullës së KFOR-it, për të cilën u raportua se ka qenë forcë letoneze, ka thënë se objektiva mund të ketë qenë që njerëzit të lëviznin më lirshëm e të heqëshin barrikadat.

Në një prononcim për “The Baltic Times”, gjenerali ka thënë se incidente të ngjajshme, mund të priten edhe në të ardhmën për shkak se bëhet fjalë për “dy palë konflikutese”.

“Në çfarëdo rasti, ky është një mision paqeruajtës, ka dy palë konfliktuese, dhe incidente të këtilla mund të priten edhe në të ardhmen.” – ka deklarur ai.

Klanin, ka folur edhe për atë që mund të ketë qëllimi i sulmuesit, duke thënë se me shumë mundësi, kishte të bënte me heqjen e barrikadave.

“Mendoj se qëllimi i sulmuesit ka qenë të reduktojë aktivitetet tona ndërmjet palëve konfliktuese. Qëllimi i Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) është të zbus tensionet…Më së shumti ka të ngjarë që njëra nga objektivat e këtij provokimi kishte të bënte me heqjen e barrikadave, që njerëzit të lëviznin më lirshëm.” – shtoi ai.

Ndërkohë, KFOR-i pas këtij incidenti, konfirmoi se nuk ka pasur persona të lënduar, apo dëme materiale.

Përmes një komunikate për media, konfirmohej se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Në incident janë përfshirë persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve.” – thuhej në komunikatën e misionit të KFOR-it.

Lajme të ngjashme