Komandanti i Ushtrisë Serbe flet për incidentin e majit dhe sulmin e 24 shtatorit: Situata është e ndërlikuar
Komandanti i Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic ka folur për incidentet e majit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Në një intervistë për median serbe, Tv Prva, ai ka pyetur se kush mund të garantojë që nuk do të ketë incidente në të ardhmen, derisa “s’ka opsione në kuptimin politik që garantojnë siguri dhe stabilitet”, raporton Kosova Online.
"Situata në Kosovë është komplekse dhe shumë e ndërlikuar. Në mungesë të bisedës për normalizimin e marrëdhënieve, lihet hapësirë për çdo gjë që mund të vihet në konflikt. Çdo vit kemi një spirale të caktuar ku ne fjalë për fjalë shkojmë në kufijtë e konflikteve më të mëdha.” - thotë Mojsilović.
Mojsilovic, është ankuar për numrin e madh të forcave policore të Kosovës në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
“Aktualisht kemi një numër të tepruar dhe dislokim të tepruar të forcave policore në veri, fjalë për fjalë në 24 pozicione ka forca policore të Kosovës, qofshin ato njësi speciale apo intervenuese. Po ashtu dua të shtoj se KFOR-i ka shtuar praninë e tij jo vetëm në gjithë territorin por edhe në veri të Kosovës.” - thotë Mojsiloviq.
