Miftaraj i reagon Ministrisë së Drejtësisë: S’ka autoritet e kompetencë t’i ashpërsojë dënimet
Ministria e Drejtësisë ka ashpërsuar dënimet për dhunën në familje dhe asaj me baza gjinore.
Megjithatë, sipas drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Eaht Miftaraj, ky institucion nuk ka autoritet e kompetencë të ashpërsojë dënimet për vepra penale.
“Ministria e Drejtesise propozon ligje, propozon politika ne fushen e drejtesise, propozon sanksione me te ashpra, POR miratohen nga Kuvendi i Kosoves.” – ka shkruar tutje ai.
Sipas tij madje, qeveria po i shfrytëzon për propagandë edhe viktimat e dhunës në familje.
Postimi i plotë:
Ministria e Drejtesise ka ashpersuar denimet per veprat penale te dhunes ne familje dhe asaj me baze gjinore.
Mos dhuno!
Raporto 192!
Ky mesazh besoj se iu ka shkuar te gjithe perdoruesve te Vala 900.
Ministria e Drejtesise as ska autoritet e as kompetence me i ashpersu denimet per vepra penale e as per dhune ne familje. Kjo eshte kompetence dhe pergjegjesi e Kuvendit te Kosoves.
Ministria e Drejtesise propozon ligje, propozon politika ne fushen e drejtesise, propozon sanksione me te ashpra, POR miratohen nga Kuvendi i Kosoves.
Është per keqardhje kur Ministria e Drejtesise ben fushate politike me nje çeshtje kaq të ndjeshme si jane viktimat e dhunes ne familje dhe me baze gjinore.
Edhe viktimat e dhunes ne familje kjo qeveri i shfrytezon per propagande.
Marre!