Komandanti i FSK dhe i KFOR-it zotohen për bashkëpunim të mëtutjeshëm - NACIONALE

Komandanti i FSK dhe i KFOR-it zotohen për bashkëpunim të mëtutjeshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka pritur në takim komandatin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Sipas njoftimit nga FSK-ja, Jashari fillimisht e uroi Barduanin për fillimin e detyrës së re si Komandant i KFOR-it, gjithashtu e informoi për zhvillimet në FSK, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet të tjera në vijim.

Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë.

Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Barduani gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme