Kolonët izraelitë po mbajnë të rrethuara dy familje palestineze në Bregun Perëndimor nga e diela - NACIONALE

Kolonët izraelitë po mbajnë të rrethuara dy familje palestineze në Bregun Perëndimor nga e diela

1 orë më parë

nga NACIONALE

Disa kolonë izraelitë janë duke mbajtur nën rrethim dy familje izraelite në shtëpitë e tyre në Bregun e pushtuar Perëndimor nga e diela. Familjet po thonë se furnizimet po u harxhohen, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë.

Të mërkurën, forcat izraelite të sigurisë raportohet se u tërhoqën nga pika e kolonëve hebraikë në fshatin Qusra afër Nablusit, pas përleshjeve me një turmë të kolonëve ekstremistë. Thuhet se rreth 12 kolonë ende mbeten atje, raporton televizioni BBC.

Pasi pronarët palestinezë të shtëpive e bënë raportimin fillestar te ushtria izraelite, ushtarët e parë që arritën në vendin e ngjarjes u incizuan duke bërë lutje me kolonët.

Familjet Abu Ridi dhe Hassan kanë bërë apel për ndihmë duke i përdorur rrjetet sociale, pasi furnizimet e tyre me ujë dhe energji u ndërprenë dhe rezervat e ushqimit u pakësuan.

Zhvillimet e fundit vijnë në kohën kur një zyrtar i lartë i OKB-së tha në Këshillin e Sigurimit të martën në Nju-Jork se “Bregu Perëndimor është në pikën e thyerjes”.

Të gjitha vendbanimet janë të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Pikat e kontrollit janë të vendosura pa autorizimin zyrtar të autoriteteve izraelite.

Lajme të ngjashme