Mërgimtarët po largohen nga Kosova: Pritje të gjata në Merdarë - NACIONALE

Mërgimtarët po largohen nga Kosova: Pritje të gjata në Merdarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në pikat kufitare, mëngjesin e së shtunës vërehet një fluks i qytetarëve me vetura. Sipas hartës për menaxhimin kufitar, evidentohet se pritjet më të mëdha janë në Merdarë. Aty ku, kolona tashmë ka arritur në gjatësinë prej një kilometri.

Pritjet për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, duhet të prisni nga 160 deri në 180 minuta.

Pritje ka edhe në Jarinje. Atje kolona është 40-60 metra, derisa për të dalë duhet të prisni 20-30 minuta.

Në pikat tjera, pritjet po zgjasin nga 3 deri në 10 minuta.

Lajme të ngjashme