Kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 4 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë - NACIONALE

Kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 4 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardhja e mërgimtarëve nga diaspora si çdo vit edhe këtë vit ka bërë që pikat kufitare për të hyrë në Kosovë të mbingarkohen dhe të detyrohen të presin me orë të tëra.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në katër orë e gjysmë.

Bëhet e ditur se tek kjo pikë kufitare kolonat kanë arritur deri në 3 kilometra.

Kolonat për të hyrë në Kosovë janë bërë edhe në vendkalimin kufitar në Merdare, ku mërgimtarët po presin deri në 2 orë ndërsa gjatësia e kolonës është 1 kilometër.

Pritje ka edhe në pikëkalimet kufitare në Mutivodë e Muçibabë, ku pritjet janë 30 deri në 40 minuta.

Lajme të ngjashme