Kokaj për Muratin: Nëse vazhdon të mendojë kundër UÇK-së, s’ka vend në shoqërinë tonë
Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj është deklaruar për Periskopin rreth postimeve të ministrit të Financave, Hekuran Murati kundër UÇK-së.
Kokaj është shprehur se personi që shprehet kundër UÇK-së, qoftë edhe vëllau i tij, nuk ka vend në shoqëri.
‘’Kushdo, qoftë se është edhe vëllai im apo prindërit e mi që kanë qenë e i du me gjithë zemër, ai që flet ashtu për UÇK’në është armik i imi. Por unë Hekuran Muratitn e njoh që kur kam hyrë këtu, një djal miqësor, që kurrën e kurrës s’e kam dëgjuar të flasë kundër UÇK’së. Prandaj unë nuk e di se si e ka thënë dhe në çfarë konteksti e ka thënë, por nëse ai flet kundër UÇK’së, jam kategorikisht kundër. Nëse i ka rrëshqitë ajo fjalë, fundi i fundit, njerëz jemi edhe në Parlament pati shajë njëri aty. Në qoftë se është qëllimi ogurzi, qëllim i keq dhe i paluhatshëm, atëherë ai e ajo s’ka vend rrugëdalje tjetër. E nëse ai e paska tërheqë fjalën, një kërkimfalje është e justifikueshme dhe me i dhënë pikë asaj pune. Me kusht që në asnjë rrethanë e në asnjë mënyrë mos ta përsërisë. Nëse ka qenë konsekuent dhe shprehet që është kundër UÇK’së, ai s’ka vend as në shoqërinë tonë. Kushdo që është ai, qoftë edhe vëllai im”, ka thënë Kokaj.