Kokaj: Greva është politike, grevistët nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje - NACIONALE

Kokaj: Greva është politike, grevistët nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, mendon se greva në arsim që është duke u mbajtur tash e saj javë ka karakter politik.

“Grevat kanë natyrë politike. Kjo është mjaftë transparente. Transparente për faktin e parë që po e shihni se si ato që i shoqërojnë qëllimet e caktuara politike. Pastaj, bisedat që organizohen, ministria vazhdimisht kanë pasur biseda sociale, kryeministri, deputetët e kështu me radhë”, tha Kokaj në Klan Kosova.

Sipas tij ata nuk janë të interesuar të gjejnë zgjidhje

Por ata udhëheqësit grevistë, me këmbëngulësi shihet që nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje. Nëse i bashkoni këta faktorë, nxjerrin rezultatin se grevat dalin politike, është shumë e mjerueshme”,ka thënë Kokaj.

Lajme të ngjashme