Kokaina zbret në moshë: rritet përdorimi te të rinjtë në Kosovë - NACIONALE

Kokaina zbret në moshë: rritet përdorimi te të rinjtë në Kosovë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labyrinth”, Safet Blakaj, tregon për rritje të përdorimit të kokainës në Kosovë.

Ai thotë se trendi është në rritje, sidomos te të rinjtë dhe madje te të miturit.

“Nuk ka pasë dallim esencial… por vërehet një tendencë e rritjes së numrit të përdoruesve”, tha ai për Ekonomia Online.

Blakaj thekson se shqetësimi kryesor është kokaina.

“Kemi… rritje të lehtë… por me tendencë të vazhduar… dhe po bie mosha e fillimit”, deklaroi ai.

Sipas tij, në mesin e përdoruesve ka edhe persona “nën moshën 18”.

Ky zhvillim, sipas tij, kërkon reagim serioz institucional.

Lajme të ngjashme