Koha: Digjet hoteli në pronësi të deputetit të VV-së, Halil Thaçit - NACIONALE

Koha: Digjet hoteli në pronësi të deputetit të VV-së, Halil Thaçit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot në mesditë është djegur hoteli “Castel” në Milloshevë të Obiliqit.

Portali “Koha”, i cili ka sjell edhe pamje, ka raportuar se hoteli në fjalë është pronë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.

Policia ka bërë me dije se nuk bëhet fjalë për të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, është thënë në njoftimin Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme