Koci për plagosjen në Shtërrpcë: Ne të tjerët nuk jemi të tillë, krimineli e përfaqëson veç vetën
Avokati i njohur, Arianit Koci ka reaguar për plagosjen e dy personave në Shtërrpcë. Një 11 vjeçar e një 21 vjeçar po dyshohet se u plagosen nga një ushtar i FSK-së.
Koci këtë sulm e ka quajtur ngjarje të izoluar, duke thënë se ne të tjerët nuk jemi të tillë.
Tutje Koci ka shkruar se Krimineli e përfaqëson veç veten.
Postimi i plotë i Kocit:
“Sulmi ndaj dy qytetarëve kosovarë, është akt i izoluar.
Ne të tjerët nuk jemi të tillë, kushdoqoftë ai.
Krimineli e përfaqëson veç vetën.”
Kujtojmë se sulmin e kanë dënuar edhe kryeministri Kurti, presidentja Osmani, e partitë e tjera opozitare.
Ende nuk dihet për motivet që quan deri te ky sulm, por ajo që dihet është se menjëherë pas sulmit, rrugët për në Shtërrpcë, janë bllokuar.