Koci me paralajmërim të frikshëm për krizën ekonomike: "Shumë firma kanë me falimentuar"
Avokati Arianit Koci, ka bërë një paralajmërim të frikshëm për ekonominë në Kosovë.
Koci në një shkrim në Facebook, ka thënë se kriza ekonomike në Kosovë, nuk ka qenë asnjëherë më e madhe që nga paslufta.
Ai ka thënë se këtë krizë po e sheh çdo ditë pasi ka punë me kompanitë kosovare.
Më tej, ai ka bërë një paralajmërim të frikshëm duke thënë se nëse vazhdohet me këtë trend, shumë frima do të falimentojnë.
“Të gjithë jemi orientuar në zhvillimet politike, por po harrojmë që ekonomia dhe mirëqenia është më e rëndësishme.” – ka shkruar Koci ndër të tjera.
Shkrimi i plotë i tij:
Asnjëherë nuk ka qenë më e madhe kriza ekonomike në Kosovë prej pasluftës.
Shoqëria e avokatëve “Koci&Vokshi” me vite të tëra i përfaqëson kompanitë më eminente në Kosovë. Prandaj edhe i kemi informacionet relevante për zhvillimet ekonomike në vendin tonë.
Jemi në në terren çdo ditë, dhe merremi dhe i zgjedhim problemet konkrete të kompanive dhe individëve - në baza ditore.
Nëse vazhdohet me këtë trend, shumë firma kanë me falimentuar.
Të gjithë jemi orientuar në zhvillimet politike, por po harrojmë që ekonomia dhe mirëqenia është më e rëndësishme.
