Koci kritikon dërgimin e Specialëve në Skënderaj: Ata nuk frikësohen nga autoblindat e forca - NACIONALE

Koci kritikon dërgimin e Specialëve në Skënderaj: Ata nuk frikësohen nga autoblindat e forca

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka kritikuar dërgimin e Njësisë Speciale në Skënderaj.

Postimi:

Nuk shkon kështu! Nëse dikush mendon që situata zgjidhet me polici, e ka gabim.

Prania e forcave të mëdha policore në Skenderaj është fyerje jo vetëm për qytetarët e atij qyteti, por për të gjithë ne.

Kush po ia dërgon policinë kujna? Vëllau vëllaut?

Në anën tjetër, Skenderaj nuk është qytet që frikësohet me autoblinda e demonstrim force. Këtë e ka dëshmu shumë herë.

Prandaj, këto pamje dhe kjo gjuhë nuk i duhen Kosovës.

Ka kohë që po flas se na duhet unitet. Tash vertetë na duhet.

Kosova ka ende shumë çështje të hapura me Serbinë. Kemi probleme ekonomike, jostabilitet politik dhe sfida tjera serioze. Energjia dhe vëmendja jonë duhet me u përqendru aty, jo në përplasje mes vete.

Liderët, nëse ka e nëse janë të pjekur, duhet me reagu menjëherë, me e qetësu situatën dhe me e tërheqë policinë nga Skenderaj.

Menjëherë!

Lajme të ngjashme