Koci i pakënaqur me numrin e protestuesve: Më shumë gazetarë dhe njerëz duke e pritur autobusë, sesa protestues
Avokati Arianit Koci nuk është shprehur i kënaqur me numrin e protestuese që sot kanë dal për të protestuar kundër paralajmërimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se kjo është katastrofë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se shumica e atyre që e kanë kritikuar, sot nuk i pashë në protestë.
“Fjalën e dhënë e mbaj. Gjithmonë. Nga organizimi jam tërhequr për shkak të konfliktit potencial të interesit. Por sot kam marrë pjesë në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës - si qytetar. Të gjithë flasim dhe i përkrahim kauzat. Shumë pak veprojmë. Edhe më pak protestojmë. Prandaj jemi në këtë gjendje si shoqëri. Kjo mungesë veprimi u pa qartë edhe sot. Përballë protestës kishte më shumë gazetarë dhe njerëz duke pritur autobusë në stacion, sesa protestues. Turp për të gjithë ne. Shumicën e atyre që më kanë kritikuar, sot nuk i pashë në protestë”, ka shkruar ai.