Koci flet për pabarazinë ndaj grave: Nis me çmimin e deodorantëve - NACIONALE

Koci flet për pabarazinë ndaj grave: Nis me çmimin e deodorantëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka thënë se ka shumë raste kur gratë janë më të pabarabarta se sa burrat.

Duke folur për T7, Koci ka shtuar se pabarazia nis që nga çmimet e produkteve higjienike.

“Sa është ma e pabarabartë femna sesa mashkulli, deodorantat e femrave janë më të shtrenjtë se të meshkujve,”- ka thënë ai.

Më tej ai ka shtuar se edhe në aksidente komunikacioni ka më shumë viktima femra sesa meshkuj, dhe për këtë ka fajësuar dizajnin e veturave.

“Në aksidente komunikacione, viktima ma shumë janë femna sesa meshkuj, për shkak që të gjitha mjetet e sigurisë, duke filluar prej rrypave, dizajnohen kur bëhen testet bëhen në trup të mashkullit dhe kur hyn trupi i femnës nuk e ruan si mashkullin. Femnat gjithmonë i grahin kerreve më të vogla e më të lira,”- është shprehur Koci.

Lajme të ngjashme