Knaus kritikon Gjermaninë dhe BE-në për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE: Gabim
Gerald Knaus, drejtor i Institutit ESI, ka dhënë një koment në lidhme me çështjen e ngritur nga gazetari Michael Martens.
Knaus ka vlerësuar se mospërkrahja e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të Gjermanisë dhe politikës së BE-së në vitet e fundit.
“Ky ishte një nga vendimet më të këqija të politikës së jashtme gjermane dhe 🇪🇺 në vitet e fundit:
- ajo minoi PACE në KiE, duke injoruar një konsensus dërrmues ndërpartiak ndërvendor, duke mos e futur as në agjendë pranimin e Kosovës
- minoi besueshmërinë e të gjitha proceseve evropiane të bazuara në merita” – ka shkruar ai.
This was one of the worst decisions of German & 🇪🇺 foreign policy in recent years:
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) October 2, 2024
- it undermined PACE in @coe by ignoring an overwhelming cross-party cross-country consensus, by not even putting Kosovo accession on the agenda
- it undermined credibility of all merit-based… https://t.co/lLydTxX9Ju pic.twitter.com/Qw5EZ0o9gz