KMDLNj për faturat 'stratosferike': S'duhet të tolerohet dhe të kalojë pa përgjigje të qytetarëve - NACIONALE

KMDLNj për faturat 'stratosferike': S'duhet të tolerohet dhe të kalojë pa përgjigje të qytetarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) u ka bërë thirrje qytetarëve që të padisin kompanitë që merren me furnizim (KESCO) dhe distribuim (KEDS) të rrymës, sikurse edhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Kërkesa vjen lidhur me faturat e shtrenjta gjatë muajit të kaluar për të cilat KMDLNj ka thënë se duhet të kërkohet përgjegjësi.

Këshilli ka inkurajuar qytetarët "të kërkojnë shkëputjen e kontratës me KEDS-in ashtu si ka ndodhur në vende të tjera ku qeveritë kanë mbrojtur interesin e qytetarëve".

NGa KMDLNj kanë deklaruar më tej se nuk duhet të tolerohet dhe të kalojë pa një përgjigje të vendosur të qytetarëve

Reagimi

Adresa e përgjegjësisë është ZRrE. Qytetarët duhet të kërkojnë rishikimin e faturave të fundit duke mos u mjaftuar vetëm me kundërshtim verbal. Qytetarët duhet të organizohen në mbrojtje të të drejtave të tyre duke protestuar deri në realizim të këtyre të drejtave dhe të kërkojnë përgjegjësi për shpërdoruesit. Për shkak të përsëritjes të keqpërdorimeve, qytetarët duhet të kërkojnë shkëputjen e kontratës me KEDS-in ashtu si ka ndodhur në vende të tjera ku qeveritë kanë mbrojtur interesin e qytetarëve, përkatësisht të konsumatorëve. Ky mbifaturim i muajit të fundit nuk duhet të tolerohet dhe të kalojë pa një përgjigje të vendosur të qytetarëve aq më parë që Kosova është i vetmi vend në rajon por edhe më gjerë ku faturimi i rrymës nuk bëhet në bazë të asaj se sa keni shpenzuar por se cilit komunitet etnik i takoni ku shqiptarët, si shumicë absolute, diskriminohen në mënyrë dhe përmasa absolute. E për çfarë të drejta kushtetuese dhe barazi para ligjit mund të flasim?!

Lajme të ngjashme