Klubi i Volejbollit "Drita" me kryetar të ri
Nderim Mustafa tash e tutje do të drejtojë Klubin e Volejbollit “Drita” – skuadri i meshkujve – kanë njoftuar portalet lokale nga Gjilani.
Mustafa është një afarist gjilanas që vepron në Zvicer, kanë njoftuar krerët udhëheqës të klubit.
Anëtari i klubit Enver Sadiku e përshëndeti marrjen e drejtimti të klubit nga Mustafa teksa u shpreh edhe mirëbesues që nën udhëheqësinë e re “klubi do të arrijë suksese edhe më të mëdha”.
“Jemi të nderuar që po bëheni pjesë e pandashme e klubit tonë”, tha Sadiku në fjalën e tij.
Mustafa tha se “vetë jam adhurues i nadh sportit” dhe se “besoj që së bashku do të arrijmë qëllim tonë deri në fund” .