Klinika e djalit të Mulla Osmanit shpallet më e mira në Evropë për mbjelljen e flokëve
Klinika “Trandevue” është shpallur si klinika më e mirë evorpiane për mbjelljen e flokëve.
Klinika e cila është e djalit të hoxhës së njohur Mulla Osmanit, këtëë çmim e ka pranuar në Stamboll të Turqisë.
“Ky çmim është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe standardet më të larta që ofrojmë çdo ditë për klientët tanë. Në konkurrencë me klinikat më të mira nga e gjithë Evropa, ne u vlerësuan për kujdesin maksimal ndaj pacientëve, rezultatet natyrale të trajtimeve dhe profesionalizmin e stafit tonë.” – thuhet ndër të tjera në postimin e tyre.
E plotë:
Klinika Trandevue shpallet Klinika më e Mirë Evropiane për Mbjelljen e Flokëve!
Me krenari ju njoftojmë se ne, klinika Trandevue, kemi fituar çmimin prestigjioz "The Best European Hair Transplant Clinic" në ceremoninë madhështore të The Best European Aëards, të mbajtur në Çırağan Palace, Stamboll.
Ky çmim është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe standardet më të larta që ofrojmë çdo ditë për klientët tanë. Në konkurrencë me klinikat më të mira nga e gjithë Evropa, ne u vlerësuan për kujdesin maksimal ndaj pacientëve, rezultatet natyrale të trajtimeve dhe profesionalizmin e stafit tonë.
Në këtë ceremoni prestigjioze, përveç klinikës sonë, morrën pjesë edhe figura të famshme nga e gjithë Evropa, si Ëanda Nara, Orhan Gencebay, Gulben Ergen, Ëilma Elles, Ivana Sert, Ozge Ulusoy, Ilyas Yalcintas, Ebru Polat, Coskun Sabah, Mujdat Gezen, dhe shumë të tjerë.

Një fitore që nuk është vetëm e jona, por e gjithë Kosovës! Ky çmim dëshmon se cilësia dhe ekselenca jonë po vlerësohen në skenën ndërkombëtare dhe ne nuk mund të ishim më krenarë për këtë moment.

Faleminderit të gjithë atyre që besuan te ne! Ky është vetëm fillimi.